Arbnor Morina: Barazimin urojani edhe Prishtinës

Arbnor Morina: Barazimin urojani edhe Prishtinës

Pas ndeshjes së parë të fituar ndaj Trepçës, Arbëria, tani ka arritur të nxjerrë një barazim ndaj klubit të Prishtinës dhe trajenri i Arbërisë, Arbnor Morina, është shprehur i kënaqur me këtë barazim.

“Një ndeshje e fortë, ku as ne dhe as Prishtina nuk arritëm ta tregojmë potencialin tonë për shkak të fushës së papërshtatshme”, deklaroi Morina për Art Sport, transmeton Insajderi.

“Sot, pos Rusit na kanë munguar edhe dy lojtarë tjerë startues, mirëpo ata që luajtën dhanë maksimumin dhe treguan që me vullnet e dëshirë djersitin fanellën e Arbërisë. Tri ndryshimet në formacion na kanë prishur strategjinë në fushë, mirëpo në përgjithësi ishte një ndeshje e fortë, e mirë”, shtoi ai.

“Urimi për barazimin duhet t’i bëhet edhe Prishtinës, jo vetëm neve. Sepse edhe ne edhe ata deshëm tri pikët”, përfundoi Morina, duke treguar se edhe ata kishin fat me këtë barazim, pasi ndeshja mund të fitohej nga ekipi I tij./Insajderi.com.