Arbnor Morina flet pas fitores ndaj Besës së Pejës

Arbnor Morina flet pas fitores ndaj Besës së Pejës

Ish trajneri i flamurtarit, tani trajner i ekipit Arbëria, ka shprehur gëzimin e tij me fitoren e arritur në udhëtim ndaj klubit të Besës së Pejës.

“E kemi përgatitur skuadrën që Besa është një ekip i mirë dhe që dëshiron të luajë futboll të hapur. Këtë e dëshmoi në pjesën e parë të takimit”, deklaroi Morina për Art Sport, transmeton Insajderi.

“Në pjesën e dytë e përmirësuam realizimin dhe shënuam tre gola. I morëm tre pikë, pasi që kishim ardhur për to. Besa është një skuadër që të lejon të luash futboll”.

“Angazhimi i futbollistëve dhe fakti që djemtë nuk kanë rënë në aspektin psikik kur rezultatet nuk janë gjithmonë të mira. Gjatë fazës përgatitore kemi biseduar gjatë gjithë kohës me lojtarët që në Superligë duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Deri më tani futbollistët janë për çdo lëvdate”, shtoi ai.

“Tani duhet të mendojmë menjëherë për ndeshjen e ardhshme sepse orari është shumë i ngjeshur në këtë fillim të kampionatit”, përfundoi Morina./Insajderi.com.