Arbnor Rifat i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës

Arbnor Rifat i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës

Pas ecruisë së mirë me Prizreni 16, i është bashkuar edhe Përfaqësuses së Kosovës.

Trajneri i skuadrës prizrenase, Arbnor Rifati nga e martja është bërë pjesë e shtabit teknik të Përfaqësues së Kosovës, shkruan Insajderi.com.

Rifati, në të kaluarën ka qenë refer në Superligë si dhe menaxher.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Federata e Basketbollit të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

Rifati i bashkohet shtabit teknik të Përfaqësueses së Kosovës, dhe në bashkëunim me ndihmësit tjerë dhe përzgjedhësin Christos Marmarinos do të mundohen të kenë rezultate sa më pozitive me Kosovën”, ka shkruar ndër të tjera, FBK-ja.

Sa i përket Dardanëve, ata fillimisht do përballen në udhëtim me Norvegjinë – me datë 25 nëntor, kurse pas tre ditëve do e kërkojnë fitoren përballë Danimarkës – në Prishtinë.

Këto dy takime janë shumë të rëndësishme për Përfaqësuesen e Kosovës, pasi zhvillohen në kuadër të “FIBA Eurobasket 2025”. /Insajderi.com