
Gjatë së martes, Empoli ka njoftuar se ka zyrtarizuar transferimin e Ardian Ismajlit, shkruan Shqip.com.
Reprezentuesi i Shqipërisë u largua nga Spezia, por karrierën e tij do ta vazhdoi në Serie A.
Këtë edicion, Empoli arriti të rikthehet në elitën e futbollit italian, derisa edhe do të përforcohen me shërbimet e Ismajlit.
Ende nuk ka detaje se për sa vite ka nënshkruar kontratë mbrojtësi shqiptar, mirëpo bëhet e ditur se ai do të jetë pjesë e klubit për së paku tri vite.
Paraqitjet e mira me Spezian edicionin e kaluar, kanë bërë që Empoli të kërkoi transferimin e tij, gjë që edhe e kanë realizuar.
Në të kaluarën 24-vjeçari ka luajtur për skuadra si: Hajduk Split, Prishtina e 2 Korriku./Insajderi.com