Ardian Ismajli me Spezia-n të fort për liderin, mposhtet Milan

Ardian Ismajli me Spezia-n të fort për liderin, mposhtet Milan

Milani kapitullon në fushën e Spezias, pasi në sfidën e javës së 22-të në kampionat është mposhtur me shifrat 2:0, njofton Insajderi.

Edhe pse ‘kuqezinjtë’ ishin favoritë për të fituar takimin e javës së 22-të, ndodhi krejt e kundërta.

Ekipi ku luan mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, mposhti pastër kryesuesit e Serie A-së.

Golat nikoqirët i realizuan në pjesën e dytë, pasi fraksoni i parë në ndeshje përfundoi pa rrjeta të tundura.

Fillimisht shënoi Maggiore në të 56-tën minutë, teksa për të dyfishuar rezultatin u përkujdes Bastoni, i cili realizoi dhjetë minuta më vonë.

Më këtë fitore ekipi i Ismajlit ngritët në vendin e 14 me 24 pikë, teksa Milan shijon humbjen e tretë në kampionat.

“Djalli” humbet shansin të ruajë vendin e parë dhe rivali i përjetshëm Interi ka mundësinë më të mirë për të marrë kreun e kampionatit, pasi nesër ekipi i Contes pret në Milano mysafirët nga Roma, ekipin e Lazios. /Insajderi.com