Ardian Ismajli zyrtarizohet te Spezia

Ardian Ismajli zyrtarizohet te Spezia

Qendër mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, ka bërë një hap të madh në karrierë, njofton Insajderi.

Në shkurtin e vitit 2016, Ismajli u transferua nga FC Prishtina në Kroaci te Hajduk Split (II). Me paraqitje të mira, bindi drejtuesit e Hajduk-ut, të kalonte në ekipin e parë.

Forma e jashtëzakonshme te skuadra kroate, bëri që Ismajli të pranonte ftesë nga përfaqësuesja e Kosovës, ku te grup moshat U-21, Ismajli mbajti shiritin e kapitenit.

Duke qenë që me përfaqësuesen A të Kosovës, Ismajli luajti vetëm një ndeshje, Ismajli me një ftesë për të veshur fanellën “kuq e zi” të kombëtares shqiptare, mbrojtësi nuk hezitoi t’i bashka ngjitet ekipit shqiptar.

Transferimin e Ismajlit e ka bërë zyrtar vet klubi i Spezia-s në faqen e tyre zyrtare në facebook, ku shkruan: “lojtari nga Majaci i Kosovës, që luan në qendër të mbrojtjes, ka rënë në sy gjatë kohës te klubi me traditë i Kroacisë.

Në edicionin e fundit ka luajtur në 28 ndeshje, kurse në total ka 93 paraqitje për skuadrën nga Spliti. Ismajli ka edhe përvojë të mirë ndërkombëtare. Ka 11 paraqitje për Shqipërinë”.

Kështu Ismajli, është një përforcim me peshë për “shqiponjat” ku për herë të parë në histori të klubit, Spezia do të bëjë gara në elitën e futbollit italian, Serie A. /Insajderi.com.