Ardian Nuhiu i Dritës pas fitores ndaj Besës, thotë se diferenca mes klubeve është e vogël

Ardian Nuhiu i Dritës pas fitores ndaj Besës, thotë se diferenca mes klubeve është e vogël

Trajneri i kampionit të Kosovës, Dritës, Ardian Nuhiu, ka folur pas fitores ndaj Besës së Pejës, duke thënë se kjo ndeshje ishte dëshmi se diferenca në mes klubeve në ligë, është shumë e ngushtë.

“Kjo ndeshje flet shumë – diferencat janë shumë të vogla mes skuadrave. Këto ndeshje dinë të jenë të vështira”, deklaroi Nuhiu për Art Sport, transmeton Insajderi.

“Në momentin që mendon se e ke fituar ndeshjen para se të nisësh mund të ballafaqohesh me situata të tilla. Ndoshta edhe për meritë të kundërshtarit, por ne është dashur të luajmë më shpejtë në momente të caktuara. Le të shërbejë kjo një mësim i mirë për ne”, shtoi ai.

Ai gjithashtu ka komentuar mbi ndryshimet që janë bërë tek skuadra e tij, në këtë afat kalimtarë.

“Jam i kënaqur sikurse me grupin që kam pasur, po ashtu edhe me ardhjet e reja. Disa nga lojtarët nuk janë në gjendjen më të mirë fizike, por presim që nga java në javë të vijnë në formë optimale”, përfundoi Nuhiu./Insajderi.com.