Ardian Nuhiu i lumtur me arritjen e Dritës

Ardian Nuhiu i lumtur me arritjen e Dritës

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, pas humbjes është shprehur i lumtur me arritjen e Dritës deri në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës – madje ai i ka përgëzuar lojtarët e tij për këtë arritje.

“Jam krenar me ekipin tim. Ne kemi arritur deri në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës”, theksoi Nuhiu, transmeton Insajderi.

“Është suksesi më i madh për futbollin kosovar. Sonte jemi takuar me një ekip të fortë si Legia, ndaj të cilit kemi humbur, por unë jam i lumtur me qasjen e lojtarëve të mi”, shoi ai.

Për të luajtur në garant evropiane dhe për të mbajtur gjithë koncentrimin në këtë garë, ekipi i Dritës, ka shtyrë dy ndeshje në Superligë, atë ndaj Trepçës si dhe Prishtinës, të cilat do të luhen gjatë kampionatit./Insajderi.com.