fbpx

Aretha Franklin fituese e çmimit të Pulitzerit

Çmimet e Pulitzerit për kontribut më të madh në gazetari dhe art janë ndarë në Universitetin Columbia në Nju Jork, dhe në mes të fituesve janë agjencitë e lajmeve AP dhe Reuters, gazetarët e gazetave “New York Times” dhe “Los Angeles Times”.

Aretha Franklin fituese e çmimit të Pulitzerit

Përveç tjerash, çmimet për fotografi kanë fituar Reuters dhe “Washington Post”, derisa për gazetari hulumtuese çmimi është iu ndarë gazetarëve të “Los Angeles Times”.

“Pittsburgh Post Gazette” ka fituar çmimin për lajmin më të ri, derisa “South Florida Sun Sentinel” është shpërblyer në fushën e hulumtimit të ngjarjeve me rëndësi publike.

Legjenda soul Aretha Franklin, e cila ka vdekur kohë më parë, pas vdekjes ka fituar shpërblimi special për kontribut të pashlyer pesë dekadash për muzikën dhe kulturën amerikane./Insajderi.com.