Argëtim vdekjeprurës për turistët në Spanjë

As dënimet drakoniane nuk i ndalin, ndërsa akterët janë kryesisht adoleshentët.

Argëtim vdekjeprurës për turistët në Spanjë

Ky është momenti kur një turist në Spanjë e sjellë veten në rrezik vdekjeprurës me kërcim në pishinë nga kati i dytë i hotelit në Majorkë.

Adoleshenti e ka përdorur ollukun e ndërtesës për të hipur në katin e dytë para se ta bëjë këtë aventurë të rrezikshme.

Incidenti ka ndodhur të dielën në orën 5:30 pasdite në vendin Playa de Palma.

Ky vend pushim është shumë i popullarizuar për turistët nga Gjermania, por i tërheqë edhe turistët nga Britania e Madhe.

Në video dëgjohen shokët e tij se si brohorisin, para se ai të kërcejë përkundër paralajmërimit të sigurimit të hotelit. Policia e ka arrestuar djaloshin të cilit edhe i është ndaluar hyrja në këtë hotel.

Menaxheri i hotelit refuzoi ta zbulojë kombësinë e turistit dhe se a ka qenë i dehur apo jo.

Zëdhënësi i Policisë ka thënë se nuk ka informata për incident, mirëpo ka konfirmuar se dënimet të cilat janë caktuar për “ballkoning”, e të cilat janë prej 100 deri 750 euro, ende nuk janë futur në atë rajon, në dallim prej pushimores Magaluf ku në incidentet e ngjashme ka pasur edhe raste të vdekjes./Insajderi.com.