Argëtohej në festival, derisa xhirimi zbuloi diçka shokuese

Dhjetë milionë njerëz e morën seriozisht paralajmërimin në lidhje me atë se çfarë mund të ndodh nëse nuk keni kujdes nëpër festa.

Argëtohej në festival, derisa xhirimi zbuloi diçka shokuese

Arritën ditët e nxehta e me ta vjen edhe koha e festave, por nga Twitteri arrin paralajmërimi të keni kujdes se çfarë mund t’ju ndodh nëpër festa.

Një vizitore e re e një koncerti bënte një “selfi” dhe rastësisht xhiron se si një kalimtar i futë në pije një pilulë me përbërje të panjohur.

Biondja e xhironte veten dhe argëtimin e shfrenuar në të cilët ajo argëtohej me miken e saj, duke e mbajtur telefonin në një dorë dhe gotën me pije në tjetrën.

Në një moment të pakujdesisë, kur e largon gotën nga vetja, i afrohet një djalë dhe i qetë diçka në pije.

https://www.youtube.com/watch?v=usBRyXmsEAM

Video u publikua në Twitter me paralajmërim për vajza të kenë kujdes në këta mashtrues të cilët e presin momentin e tyre.

Përdoruesit e rrjeteve sociale reaguan zëshëm me shumë komente, derisa disa gjithë këtë shfaqje e vlerësojnë si të montuar.

Për një kohë të shkurtër videon e kanë shikuar më tepër se 10 milionë njerëz, dhe gati çdo i dhjeti e ka përcjellë si paralajmërim shoqeve të veta.

I vërtet apo i rrem të gjithë pajtohen se ky video megjithatë dërgon paralajmërim të qartë të keni kujdes me kë pini!/Insajderi.com.