Argjentina akuzon familjen e Pablo Escobarit për pastrim parash

Argjentina akuzon familjen e Pablo Escobarit për pastrim parash

Qeveria e Argjentinës thotë se ka në plan të rifillojë një hetim për pastrimin e parave që përfshin familjen e ish kontrabanduesi të drogës Pablo Escobar. Zyrtarët thonë se ata ishin “ndërmjetës” në një skemë të paligjshme.

Autoritetet argjentinase akuzojnë gruan dhe djalin e Escobarit, Victoria Henao dhe Juan Pablo Escobar Henao, për lidhje me një organizatë kriminale që përdor pasuritë e paluajtshme dhe bizneset e tjera për të pastruar miliona dollarë.

Gjyqësori i vendit të Amerikës së Jugut mbylli një hetim mbi pretendimet e pastrimit të parave në vitin 2000 duke përmendur prova të pamjaftueshme, raporton “Deutsche Welle”, transmeton Periskopi.

Ministrja e Sigurimit, Patricia Bullrich tha se qeveria tani po shpreson të rihapë hetimin pas një kërkese të Njësisë për Informata Financiare (UIF), e cila tha se familja po pyeste lidhur me lidhjet e tyre të dyshuara me tregtarin e drogës kolumbian Jose Piedrahita.

Ish-futbollisti kolumbian Mauricio Serna është pjesë e këtij hetimi.

Mariano Federici, kreu i UIF, pohoi gjithashtu se ish futbollisti Serna “lehtësoi hyrjen e fondeve të Piedrahitës në Argjentinë përmes operacioneve të paluajtshme, edhe në Kolumbi”.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të ekstradojnë Piedrahita që nga arrestimi i tij në Kolumbi muajin e kaluar. Departamenti Amerikan i Drejtësisë thotë se ai ka korruptuar një agjent federal me të holla dhe prostitucion në një përpjekje për të hequr emrin e tij nga një rast kontrabande me kokainë.

Autoritetet në Kolumbi, Argjentinë dhe SHBA thonë se ai ka pastruar rreth 15 milionë dollarë (12.8 milion euro) në paratë e drogës nëpërmjet kafenesë “Los Angelitos” në Buenos Aires dhe një kompanie të quajtur “Rojo Tango”.

Victoria Henao dhe dy fëmijët e saj me Pablo Escobarin kanë jetuar në mërgim nën identitete të reja në Argjentinë që nga mesi i viteve 1990, pasi zoti i drogës u qëllua për vdekje nga policia.

Serna luajti për ekipin kombëtar të futbollit kolumbian në mes të viteve 1993 dhe 2001, dhe gjithashtu ndihmoi Boca Juniors të fitojë Copa Libertadores në Amerikën e Jugut në vitin 2000 dhe 2001./Periskopi