Argjentina është fituese e “Copa America”

Argjentina është fituese e “Copa America”

Argjentina është kampion i “Copa America”, raporton Insajderi.

Lionel Messi dhe shokët e tij e mposhtën Brazilin në finalen e madhe.

Ishte një gol i Angel Di Maria, në minutën e 22’të që doli të jetë vendimtar në triumfin e Argjentinës.

Ky është trofeu i  parë për Lionel Messin me kombëtare.

Më parë 10-shi i Barcelonës kishte humbur finalen me kombëtaren në “Copa America”, por edhe në botërorin e vitit 2014 – lëshoi shancin për ta fituar Kupën e Botës kundër Gjermanisë.

Sidoqoftë, Messi vlerësohet të ketë shfaqur përformancë briliante në “Copa America”, për sonte mori kritika rreth paraqitjes individuale – por në fund skuadra fitoi.

Ndeshja e sotme u karakterizua me shumë ndërprerje e lojë të ashpër.

Argjentina në gjysmëfinale e kishte mposhtur Kolumbinë, ndërsa në çerekfinale Ekuadorin.

Brazili rrugën për finale pas fazës së grupeve e arriti duke e mposhtur Kilin dhe Perun.

Dy kombëtaret më të njohura në Amerikën Jugore, vitin tjetër paraqiten në Katar, Kupa e Botës 2022.

Aty, Messi do ta kërkojë trofeun e parë botëror, më të çmueshëm për kombëtare. /Insajderi.com