Argjentina vazhdon rrugëtimin e sigurtë drejtë Botërorit

Argjentina vazhdon rrugëtimin e sigurtë drejtë Botërorit

Argjentina është rrugë të mirë për të siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Të prirë nga kapiteni, Leo Messi, ata arritën që në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë pas mesante të mposhtin në udhëtim Venezuelën me rezultat 1-3, transmeton Shqip.com.

Ekipi vendas mbeti me një futbollist më pak që nga minuta e 30-të, dhe kështu argjentinasit e patën të lehtë të arkëtonin pikë të plota.

Golin e parë në këtë takim e shënoi, Lautaro Martinez, ndërsa pas tij nga një gol shënuan Joaquin Correa dhe Angel Correa.

Ndërsa, për Venezuelën golin e nderit e shënoi Yeferson Soteldo nga pika e bardhë.

Tashmë, Argjentina renditet e dyta në tabelën klasifikuese me 15 pikë të grumbulluara pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara.

Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate:

Bolivia vs Kolumbia 1-1

Ekuadori vs Paraguai 2-0

Kili vs Brazili 0-1

Peru vs Uruguai 1-1 /Insajderi.com