Argumentet përmbyllëse në gjyqin ndaj El Chapos

Argumentet përmbyllëse në gjyqin ndaj El Chapos

Të mërkurën në qytetin e Nju Jorkut do të mbahen argumentet përmbyllëse në gjyqin ndaj bosit meksikan të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman.

Të martën, ai që njihej si krahu i djathtë për një kohe të gjatë i “El Chapo-s” hodhi akuza të rënda gjatë dëshmisë së tij, duke thënë se i kishte paguar një ryshfet prej 100 milionë dollarësh ish-presidentit meksikan Enrique Pena Nieto.

Guzman mund të përballet me burgim të përjetshëm nëse dënohet për trafik droge dhe konspiracion për vrasje. Avokatët e tij thonë se këto akuza janë të fabrikuara, njofton VoA.

Sipas prokurorëve dëshmitë kundër Guzman-it, përfshirë mesazhet me tekst dhe thirrjet telefonike të regjistruara, droga e konfiskuar dhe letrat e shkruara me dorë, provojnë se Guzman-i ishte anëtar i një grupi kriminal narkotikësh, si dhe një nga udhëheqësit e kartelit “Sinaloa”.