Ariu polar vret një person në Norvegji

Ariu polar vret një person në Norvegji

Një ari polar ka mbytur një person në një ishull në Norvegji, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Sulmi ka ndodhur në një kamp afër qytetit Longyearbyen në ishullin norvegjez Spitsbergen.

Ariu më pas është qëlluar dhe është gjetur i vdekur afër një aeroporti lokal në ishull.

Ekspertët thonë se meqë habitati i arinjve polarë po shkatërrohet për shkak të ngrohjes globale dhe ata çdo ditë e më shumë do të zbresin në zonat e populluara në kërkim të ushqimit.

Burri i vrarë nga ariu është identifikuar si Johan Jacobus Kootte, një shtetas holandez 38 vjeçar.

Ai ishte sulmuar në tendën e tij pak para se të errësohej dhe më pas kishte vdekur nga plagët e marra.

Në vendin ku ndodhi sulmi ishin edhe shtatë persona të tjerë. Menjëherë pas sulmit ekipet e shpëtimit dhe sigurisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të siguruar zonën./Insajderi.com