Futbollisti holandez, Arjen Robben ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli aktiv, shkruan Insajderi.
Karrierën e tij si futbollist profesionist e nisi në skuadrën holandeze, Groningen, atëbotë si 16-vjeçar.
Në këtë skuadër luajti vetëm për dy sezone, për tu transferuar pastaj te skuadra tjetër nga po i njëjti vend, PSV.
Pas largimit nga PSV, karriera e Robben morri kahje krejtësisht tjetër, ku filloi të tregoi suksese të shumëta.
Sa ishte pjesë e Chelsea, holandezi arriti të fitojë dy herë Ligën Angleze, dy herë tjera “League Cup”, pastaj një herë “Fa Cup.
Pas Chelseat u transferua te Real Madrid, ku arriti të fitoi vetëm La Ligën.
Pasi u transferua te Bayern Munchen, aty fitoi thuajse çdo trofe të mundshëm, ku edhe ishte një ndër lojtarët kryesorë në skudrën gjermane.
Ai u pensionua edhe një herë në vitin 2019, por u rikthye pastaj te skuadra e tij e fëmijërisë FC Groningen.
Me Kombëtaren Holandeze, suksesin më të madh e arriti në vitin 2010, ku arritën deri në finale të Kupës së Botës, për t’u mposhtur pastaj nga Spanja.
Gjatë gjithë karrierës së tij futbollistike, 37-vjeçari regjistron më shume se 150 gola në më shumë se 359 paraqitje për të gjitha skuadrat ku ka luajtur./Insajderi.com