Arlind Ajeti shënon gol për Reggiana-n në Serie B

Arlind Ajeti shënon gol për Reggiana-n në Serie B

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlin Ajeti, ishte protagonist në triumfin 2-1 që skuadra e tij Reggiana arriti në shtëpi ndaj Vicenza-s, njofton Insajderi.

Në minutën e 18-të, Ajeti goditi saktë me kokë brenda zonës, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij. Ky ishte goli i parë në Serinë B për shqiptarin, i cili është shndërruar në një protagonist te skuadra e tij.

Reggiana dyfishoi shifrat në minutën e 75-të me anë të Muratores, ndërkohë që Zonta ngushtoi diferencën në sekondat e fundit për miqtë e Vicenza-s. Me këtë fitore skuadra e Ajetit i dha fund rezultateve negative radhazi, duke u ngjitur në vendin e 16-të në ligë me 18 pikë pas 19 ndeshjeve të zhvilluara. /Insajderi.com