fbpx

Arlind Ajeti bëhet me skuadër të re, detajet e largimit nga Torino

Arlind Ajeti bëhet me skuadër të re, detajet e largimit nga Torino

Aktualisht po detajohen tratativat që do të largojnë mbrojtësin shqiptar të datëlindjes 1993 nga Torino, për ta vendosur atë te klubi kalabrez në huazim, me opsion të drejtën për ta blerë.

Ish-mbrojtësi i Frosinone, i cili nuk do hyjë më në planet e trajnerit Sinisa Mihajlovic, po stërvitet individualisht jashtë skuadre që nga fillimit i korrikut dhe shumë shpejt do të mund të bashkohet me skuadrën e Crotones.

Tratativat mes klubit kalabrez, Cortones, dhe futbollistit të përfaqësueses shqiptare ka hyrë në fazën e saj vendimtare dje në mbrëmje.

Formula e transferimit, sikurse bëhet me dije është ajo e huazimit, të cilit i bashkëlidhet edhe opsioni i blerjes, shkruan Telesport.al.

Në gjurmët e futbollistit shqiptar ishte edhe skuadra e Palermos, që gjatë ditëve të kaluara ishte futur seriozisht në tratativa, por preferenca dhe vendimi i 24-vjeçarit Ajeti ishte në favor të klubit që aderon në elitën e futbollit italian, Seria A.

Ajeti do të synojë fanellën e titullarit për të siguruar një vend në përfaqësuesen e Shqipërisë, sikurse dhe për të harruar një sezon të errët te Torino e Mihajlovic.