Sulmuesi me prejardhje shqiptare nga akademia e Chelsea-s, Armando Broja, është huazuar tek ekipi i Vitesse, nga ekipi londinez, Chelsea.
Njoftimin për huazimin e tij, e ka bërë vet klubi holandez, Vitesse. “Po e prezantojmë Amando Broja, ai është këtu tanimë”, shkruajnë shkurtimisht klubi nga liga holandeze, transmeton Insajderi.
Klubi i Chelsea-s, këtë rrugë e kanë ndjekur me lojtarin e tyre, Mason Mount, ku pas huazimit, ai fitoi eksperiencën e duhur, për t’u bërë lojtar I ekipit të parë të Chelsea.
💭 ‘Announce Broja…’
All right, there he is 😉https://t.co/87HaokeE8s#Vitesse pic.twitter.com/h6NqbLeroc
— Vitesse (@MijnVitesse) August 21, 2020
Trajneri, Frank Lampard, i ka dhënë mundësi sulmuesit shqiptar, që të paraqitet të paktën njëherë me ekipin e parë të Chelesea./Insajderi.com.