Armando Broja zyrtarizohet te Southampton

Armando Broja zyrtarizohet te Southampton

Southampton ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për huazimin e Armando Brojës nga Chelsea, shkruan Shqip.com.

Ani pse ai nuk ia doli të mbetej te skuadra londineze, ai do të ketë shansin ta dëshmoi veten në Premier League.

Lajmin për transferimin e tij e ka bërë të ditur vetë klubi përmes rrjeteve sociale, ku kanë bërë të ditur se ai do të jetë pjesë e tyre për një edicion.

 

 

“Klubi i Futbollit Southampton ka përfunduar një marrëveshje huazimi për një sezon për sulmuesin e Chelseat, Armando Broja”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Sulmuesi 19-vjeçar arrinë nga ‘Stamford Bridge’ për t’u bashkuar me skuadrën e Ralph Hasenhuttl përpara edicionit 2021/22”.

 

 

Sulmuesi shqiptar para disa ditësh nënshkroi kontratën me Chelsean deri në vitin 2026, e që po konsiderohet edhe si e ardhmja e sulmit të skuadrës londineze./Insajderi.com