Armando Sadiku debuton me dy gola për Bolivar-in në Bolivi

Armando Sadiku debuton me dy gola për Bolivar-in në Bolivi

Armando Sadiku ka qenë kryefjala e këtyre ditëve të fundit, teksa tërhoqi një vëmendje të madhe me transferimin e tij drejt Bolivisë. Për shumë mund të dukej një vendim i çuditshëm, duke ditur karrierën e lojtarit shqiptar dhe niveli ne futbollit në shteti amerikano-jugor, njofton Insajderi.

Por sulmuesi i Kombëtares ‘kuqezi’ duket se do të jetë goleadori i ri i Bolivarit, teksa që në ndeshjen e parë me fanellën e re ka treguar forcën e tij.

Sadiku ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar edhe një asist në miqësoren që Bolivari zhvilloi me skuadrën e Vilsterman. Statistika këto mjaft pozitive për 29 vjeçarin, i cili luajti për më pak se 30 minuta në fushën e lojës. /Insajderi.com