Armando Sadiku do të mungojë tri javë për Erzurumspor shkaku i lëndimit

Armando Sadiku do të mungojë tri javë për Erzurumspor shkaku i lëndimit

Futbollisti shqiptar i klubit të Super Ligës Turke, Büyükşehir Belediye Erzurumspor, Armando Sadiku, për shkak të lëndimit do të mungojë tre javë nga fusha, njofton Insajderi.

Mjeku i klubit, Selçuk Gül, nëpërmjet rrjetit social të klubit informoi rreth lëndimeve të futbollistëve.

Ai tha se Sadiku i cili u lëndua në ndeshjen me Yukatel Denizlispor, ka pësuar një lëndim në këmbë dhe do të mungojë për tre javë.

Gül tha se edhe futbollistët Arturo Mina dhe Kayacan Erdoğan dhe portieri Fabian Farnolle gjithashtu do të mungojnë për shkak të lëndimeve.

BB Erzurumspor ndodhet në vendin e 20-të në tabelë me 12 pikë të grumbulluara.

Sadiku deri më tani ka luajtur në tetë ndeshje në Ligë dhe Kupë për klubin, duke realizuar vetëm një asist dhe pa shënuar akoma gol. /Insajderi.com