Armando Sadiku prezantohet te skuadra e Bolivar-it në Bolivi

Armando Sadiku prezantohet te skuadra e Bolivar-it në Bolivi

Armando Sadiku ka zbarkuar në Bolivi, aty ku do të vazhdojë karrierën me skuadrën e Bolivar-it, njofton Insajderi.

Një lëvizje e papritur kjo për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, i cili ka vendosur të largohet nga Europa, për të vazhduar karrierën në Amerikën Latine.

Pasi zbarkoi në Bolivi, 29 vjeçari është prezantuar te skuadra e re, me të cilët shpreson të rikthehet te forma e dikurshme dhe të ndihmojë skuadrën për arritjen e objektivave.

Në të kaluarën Sadiku ka qenë pjesë e Elbasanit në Shqipëri ku hodhi hapat e parë, për të vazhduar më pas te Lugano, Zurich dhe Vaduz në Zvicër, me Levante dhe Malagën në Spanjë, Legian e Varshavës në Poloni, Erzurumsporin në Turqi dhe tani me Bolivarin në Bolivi. /Insajderi.com