Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku është prezantuar te klubi i ri i tij Ezurumspornga Turqia, njofton Insajderi.
29-vjeçari ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare, me ekipin I cili u promovua në këtë vit në elitën e futbolit turk.
Süper Ligde boy gösterecek #Erzurumspor’umuzun kadrosuna dahil ettiğimiz forvet, Armando Sadiku ile 2 yıllık resmi sözleşmemizi imzaladık. Camiamıza hayırlı olsun.. pic.twitter.com/MsgLAty9e0
— Hüseyin ÜNEŞ (@huseyinunes) September 8, 2020
Erzurumspor është skuadra e 11-të në karrierën e Armando Sadikut, i cili e nisi me Turbinën e Cërrikut, ndërsa luajti edhe te Gramozi i Ersekës dhe Elbasani.
Sadiku e vazhdoi karrierën në Zvicër, ku u aktivizua me katër ekipe: Locarno, Lugano, Vaduz dhe Zurich.
Ai ka luajtur edhe te Legia Varshava, para se të kalonte te Levante në La Liga.
Sulmuesi ka luajtur edhe te Malaga si huazim nga Levante, por në fund, Levante ishte e detyruar ta lirojë lojtarin, për të ikur nga rregullat e “Fair Play Financiar”./Insajderi.com.