Armando Sadiku shënon dy gola për Bolivarin në Bolivi

Armando Sadiku shënon dy gola për Bolivarin në Bolivi

Armando Sadiku e ka thyer mallkimin me skuadrën e Bolivar. Në përballjen e djeshme kundër San Jose erdhi goli i parë i sulmuesit shqiptar, njofton Insajderi.

I gjendur përballë portierit kundërshtar nuk do të gabonte në minutën e 22-tw për të dërguar topin në rrjetë. Festa ishte e madhe edhe në krahun e trajnerit të Bolivar pasi në këtë mënyrë sulmuesi u zhbllokua edhe në aspektin psikologjik. Por nuk kaluan edhe shumë minuta që Sadiku të gjente dopietën.

Këtë herë realizimi erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë. Pas shmangies së bërë me mbrojtësit kundërshtar gjuajtja e Sadikut përfundoi në cepin e rrjetës. Shifra e dy golave të shënuara nuk është grumbulluar që nga qershori i 2020 për Sadikun, në periudhën kur ishte pjesë e Malagas. E këtë shifër e arrin vetëm brenda 45 minuta me Bolivarin pas thyerjes së mallkimit. /Insajderi.com