Armando Sadiku transferohet te Bolivar në Bolivinë e Amerikës Latine

Armando Sadiku transferohet te Bolivar në Bolivinë e Amerikës Latine

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku, do të transferohet në Amerikën Latine, në Bolivinë e largët, njofton Insajderi.

Futbollisti i Erzurumsporit do të transferohet te klubi i Bolivarit në Amerikën e Jugut.

Lajmi konfirmohet nga presidenti i klubit amerikanolatin, Marcelo Claure në “Twitter”, i cili ka pranuar se ka arritur marrëveshjen me Sadikun.

“Mirëserdhe, Armado Sadiku! Sulmuesi i fuqishëm 29 vjeçar, i cili ka shkëlqyer në ligat kryesore të Europës ka shënuar më shumë se 100 gola në Spanjë, Zvicër, Poloni dhe Turqi.  Është i pari shqiptar që vjen në Bolivi! Përgatitemi për 100 vjetorin e FK Bolivarit!”, shkruan presidenti i Bolivarit, Marcelo Claure rreth afrimit të Armando Sadikut. /Insajderi.com