Armend Dallku prezantohet para futbollistëve të Prishtinës – Ja cfarë ju tha ai

Armend Dallku prezantohet para futbollistëve të Prishtinës – Ja cfarë ju tha ai

Pas largimit të Bylbyl Sokolit ditën e sotme nga skuadra e Prishtinës, menjëherë është zyrtarizuar pasuesi i tij.

Ai është Armend Dallku që deri në fund të sezonit të kaluar ishte futbollist i Prishtinës dhe më pas u pensionua.

Dallku është prezantuar si trajner i Prishtinës para futbollistëve të kryeqytetas.

Prishtina me Dallkun synon që ta ketë trajner “jetëgjatë” për tre-katër vitet e ardhshme.

“Iu thash edhe lojtarëve sot, si pikë e parë është e vështirë të vendosësh, normalisht sepse jam vetëm në fillimet e mia të karrierës si trajner. Mirëpo, duke e marrë parasysh se 85%-90% të futbollistëve i njoh, e di se çfarë kapaciteti kanë, e di se çfarë mund të bëjnë këta futbollistë dhe pa asnjë hezitim e kam pranuar që të jem trajner i ekipit të Prishtinës. Se sa do të jem gjatë është pikëpyetje, por Prishtina i ka futbollistët më të mirë, jo vetëm brenda Kosovës, por edhe mund të them edhe më larg”.

“Ka pasur disa probleme dhe disa shqetësime brenda ekipit edhe klubit, mirëpo unë po shpresoj që do ta zgjedhim shumë shpejtë dhe do ta shohim atë Prishtinën që po e themi që të gjithë e dëshirojmë, mirëpo është e kuptueshme që nuk e kemi shkopin magjik që gjithçka të ndryshoj brenda natës, por bashkë me shtabin teknik ne kemi ardhur për ndryshim dhe ky ndryshim do të shihet që në ndeshjen me Gjilanin”, ka thënë kryetrajneri i i FC Prishtina, Armend Dallku.

Dallku me Prishtinën pritet të debutoj nesër në derbin ndaj Gjilanit.