Armend Dallku tregon mospajtimet me klubin e Prishtinës

Armend Dallku tregon mospajtimet me klubin e Prishtinës

Klubi i Prishtinës, ka shkarkuar trajnerin e tyre, Armend Dallku, në prag të fillimit të sezonit të ri, duke vulosur kështu ndryshimet më të mëdha brenda klubit në këto vitet e fundit.

Trajneri i shkarkuar, ka folur për njërën nga mediat në Kosovë, ku ka treguar prapaskenat e mosmarrëveshjes në mes tij dhe klubit.

“Po është e vërtetë që jemi ndarë sot. Përfaqësuesit e aksionarit Rrahman Haradini më kanë komunikuar vendimin se nuk jam më trajner i Prishtinës. Njësoj kanë vepruar edhe me trajnerin kondicional, Artan Luzi, ndërsa trajnerët tjerë do të vazhdojnë me klubin”, ka thënë fillimisht Dallku, për Olle, transmeton Insajderi.

“Arsyeja ka të bëjë me përforcimet në skuadër, për të cilat nuk jemi pajtuar me kryesinë e klubit. Kryesia ka kërkuar që me këto përforcime që i kemi bërë të iu garantojë titullin – ndërsa unë kam kërkuar që të marrim edhe një mbrojtës dhe një sulmues, marrë parasysh largimet e shumta që u bënë, për çka ata nuk janë pajtuar. Të dy këta lojtarë janë të huaj dhe ishin të gatshëm të na bashkohen. Titullin kam dashur ta fitoj dhe jo të ma fitojnë”.

“Sulmuesi Alban Shillova në dy javët e fundit ishte i lënduar dhe nuk pritet të kthehet edhe dy javë, prandaj kishim nevojë edhe për një sulmues”, përfundoi Dallku.

Vendin e tij tek klubi i Prishtinës, pritet ta zë, Zekirija Ramadani./Insajderi.com.