Armenët djegin shtëpitë para se t’ua lëshojnë azerëve në Nagorno – Karabakh

Armenët djegin shtëpitë para se t’ua lëshojnë azerëve në Nagorno – Karabakh

Fshatarët etnikë armenë në Nagorno – Karabakh u vunë flakën shtëpive të tyre të shtunën përpara se të iknin në Armeni në afatin e caktuar që do të shohë pjesë të territorit të dorëzuara në Azerbajxhan si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi, transmeton Insajderi.

Banorët e rrethit Kalbajar në Azerbajxhan që kontrollohej nga armenët etnikë për dekada filluan një eksod masiv këtë javë pasi u njoftua se Azerbajxhani do të rifitonte kontrollin të dielën, raporton Al Jazeera.

“Fëmijët në Armeni po qajnë dhe duan të kthehen në shtëpi, është një trishtim i tillë”, i tha Al Jazeera një banor i përlotur i Kalbajar. Luftimet midis ushtrisë azerbajxhanase dhe forcave etnike armene shpërthyen në fund të shtatorit dhe u zhvilluan për gjashtë javë.

Ish – rivalët sovjetikë ranë dakord për t’i dhënë fund luftimeve më parë këtë javë pas përparimeve të mëdha nga trupat e Azerbajxhanit. Një pjesë kryesore e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Rusia përfshin kthimin e Armenisë në Kalbajar, si dhe rrethin Aghdam deri në 20 nëntor dhe rrethin Lachin deri më një dhjetor, të cilat janë mbajtur nga armenët që nga një luftë shkatërruese në vitet 1990. /Insajderi.com