Mbështetësit e organizatës terroriste PKK dhe armenët në kryqytetin francez, Paris, zhvilluan së bashku protestë kundër Turqisë dhe Azerbajxhanit, transmeton Insajderi.
Armenët që jetojnë në Francë, u mblodhën para ambasadës së Azerbajxhanit, për të protestuar kundër konfliktit që po zhvillohet mes dy vendeve, Armenisë dhe Azerbajxhanit, për territorin e Nagorno – Karabakhut, raporton Anadolu Agency.
Gjithashtu, sipas asaj që raporton Anadolu Agency, armenëve në protestë, iu bashkuan edhe anëtar të partisë së Kurdistanit, PKK.
Dy grupet shpeshherë brohoritën me slogane kundër presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Në anën tjetër, protestuesit kanë kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar, që të ndërhyjnë kundër Turqisë dhe Azerbajxhanit. /Insajderi.com