
Kryeministri aktual i Armenisë, Nikol Pashinyan, ka fituar një shumicë parlamentare, 53.9 për qind të votave në zgjedhjet e së dielës.
Zgjedhjet ishin thirrur nga vetë kryeministri, pasi opozita e kritikonte ashpër për shkak të humbjes së Armenisë nga Azerbajxhani , ku shteti armen humbi kontrollin në një pjesë të territorit – I kontestuar ndërmjet dy vendeve.
Territorin e kishte nën kontroll Armenia që nga viti 1994, humbja e asaj toke – shkaktoi protesta të mëdha në Yerevan.
Por, rezultatet e zgjedhjeve i ka quajtur si “mashtrim”, opozita e tashme e ish-presidentit Robert Kocharyan, i cili nuk fitoi më shumë se 21 për qind, raporton Euronews, transmeton Insajderi.
Pashinyan i cili pritet ta formojë qeverinë në vitin 2018 kishte arritur të rrëzojë pushtetin siç e kishte quajtur ai “kundër oligarkisë”. /Insajderi.com