Armenia godet disa fshatra të Fizulit me raketa në Nagorno – Karabakh

Armenia godet disa fshatra të Fizulit me raketa në Nagorno – Karabakh

Lufta mes Ajzerbajxhanit dhe Armenisë sa vjen e ashpërsohet. Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar se Forcat e Armatosura armene po godasin Terterin e Goradizin, në rrethin Fizuli. Megjithatë nuk thuhet se çfarë lloj masash janë marrë, transmeton Insajderi.

Sipas mediave, shpërthimet që kanë ndodhur në zonën ku po zhvillohen luftimet kanë tronditur qytetet përreth. Një ditë më parë, trupat azere pushtuan disa fshatra, ndërsa kryeministri armen Nikoll Pashinian, pohoi se shkalla e sulmit ishte e pashembullt.

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit thotë se një civil është vrarë dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur në një sulm me raketa armene në qytetin azerbajxhanas Ganja të dielën. Armenia e mohoi sulmin ndaj fqinjit të saj. Udhëheqësi i Nagorno – Karabakhut, një rajon i shkëputur në Azerbajxhani dhe i kontrolluar nga armenët etnikë, tha se kishte shënjestruar qytetin e Ganja, në pjesën perëndimore të vendit, raporton Al Jazzera.

Në deklaratat e postuara në faqen e internetit më parë, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se Ganja dhe disa zona të tjera civile po sulmohen duke përdorur raketa dhe granatime.

“Azerbajxhani do të shkatërrojë shënjestrat ushtarake direkt brenda Armenisë nga të cilat po ndodhin bombardimet e qendrave të popullsisë azere”, tha ndihmës – presidenti  Hikmet Hajiyev duke shtuar se kishte viktima civile në Bejlagan, e cila kufizohet me Nagorno – Karabakh. /Insajderi.com