Kryetari i përgjithshëm i Unionit Kristian Demokrat (CDU) Armin Laschet është kandidati i partive (CDU/CSU) për kancelar në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në Gjermani më 26 shtator, transmeton Insjderi.
Markus Söder, kryetari i përgjithshëm i Unionit Social Kristian (CSU) i cili garonte për kancelar në një deklaratë në Mynih tha se “Armin Laschet do të jetë kandidati i CDU/CSU për kancelar. Premtimi që kam dhënë është i vlefshëm”, raporton Anadolu Agency (AA).
Söder tha se ka pranuar që Bordi drejtues i CDU-së të paraqesë Armin Laschet kandidat për kancelar dhe se do ta mbështesë atë. “Partitë e Unionit Kristian që ndodhen brenda unionit janë të suksesshme”, tha Söder.
Laschet u paraqit kandidat për kancelar me shumicë të madhe në takimin që Bordi drejtues i CDU-së vazhdoi deri në mesnatë.
Merkel ka deklaruar se nuk do të jetë më kandidate në zgjedhje
Kancelarja aktuale, Angela Merkel në në tetor 2018 deklaroi se nuk do të rikandidonte për kancelare pasi CDU kishte humbur vota në zgjedhjet e mbajtura në nivel lokal dhe rajonal.
CDU dhe CSU e përcaktojnë bashkë kandidatin për kancelar
CDU kandidatin e saj në zgjedhjet e përgjithshme e cakton me CSU-në e strukturuar në Bavari. Dy partitë për herë të parë deri më tani kanë deklaruar kandidat për kancelar një nga CSU.
Kandidatë për kancelar të aleancës CDU-CSU, ka qenë kandidati nga CSU Franz Josef Strauss në vitin 1980 dhe Edmund Stoiber në 2002. Por, që të dy nuk arritën të fitojnë.
Kush është Armin Laschet?
Armin Laschet ka lindur në vitin 1961 në qytetin Aachen në shtetin North Rhine-Westphalia. Gjatë viteve 1981-1987 ka studiuar për drejtësi në Mynih dhe Bon ndërsa në vitet 1987-1988 ka studiuar për gazetari.
Deri në vitin 1994 ka punuar si gazetar i pavarur në Bavari. Në të njëjtën kohë ka ushtruar detyrën e këshilltarit për Rita Süssmuth, kryetares së Parlamentit Federal të të njëjtës periudhë. Gjatë viteve 1994-1998 ka ushtruar detyrën e deputetit në Parlamentin Federal ndërsa gjatë periudhës 1999-2005 në Parlamentin Evropian.
Në periudhën 2005-2010, Laschet ka ushtruar detyrën e ministrit për Gratë, Familjen dhe Integrimin në North Rhine-Westphalia. Gjatë detyrës së tij, Laschet formoi marrëdhënie të afërta me turqit në rajon dhe kontribuoi në miqësinë turko-gjermane.
Laschet është baba i tre fëmijëve. Në vitin 2017 ai u bë kryeministër i North Rhine-Westphalia e cila ka numrin më të madh të banorëve në Gjermani me rreth 18 milionë. Ai u zgjodh kryetar i përgjithshëm i CDU-së më 16 janar 2021. /Insajderi.com