Arnautovic kërkon falje në gjuhën shqipe

Arnautovic kërkon falje në gjuhën shqipe

Pasi shënoj golin e fitores në ndeshjen mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut, Marko Arnautovic përdori fjalë raciste drejtuar njërit nga lojtarët shqiptar të Maqedonisë, shkruan Insajderi.

Mediat serbe raportojnë se sulmuesi përdori fjalë fyese, ku për këtë shkak të kësaj ka ngjallur shumë reagime në opinionin e gjerë.

Lidhur me këtë, në një prononcim për “Kanal 10”, presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini, nënvizoi se nëse ka ndonjë ofendim në bazë etnike, atëherë “UEFA” gjithsesi se do të reagoj.

Lidhur me këtë qështje, vetë lojtari ka reaguar përmes rrjetit social “Instagram”.

“Janë përdorur disa fjalë urrejtjeje për shkak të emocioneve të lojës për të cilën do të doja të kërkoja falje – veçanërisht shokëve të mi nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria”.

“Do të doja të thoja një gjë shumë qartë : UNË NUK JAM RACIST! Kam shokë në pothuajsë çdo shtet dhe unë qëndroj për diversitet. Secili që më njeh e di këtë gjë”.

“Më falni”, shkruan Arnautovic në postimin e tij.

Austria arriti të fitoj ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut me rezultat 3-1./insajderi.com