
Momentet e fundit të kësaj merkatoje dimërore po rezultojnë të vrullshme për futbollistët shqiptarë, njofton Insajderi.
Portieri i përfaqësueses së Kosovës ka përfunduar aventurën e tij në Segunda Division në Spanjë te ekipi i Girona-s, duke qenë gati për sfidën e radhës.
Manchester City ka zgjedhur ta huazojë gardianin 22 vjeçar në radhët e Villem II deri në fund të këtij sezoni. Në skuadrën e re Muriç do të gjejë edhe bashkëkombasin e tij, Lindon Selahin. /Insajderi.com