
Portieri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Arijanet Muric, është përjashtuar nga kampi i ekipit, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës me anë të një komunikate në faqen e saj zyrtare.
Në këtë kumtesë thuhet se arsyet e largimit të Muricit nga kampi i ekipit janë diciplinore.
“Me vendim të Federatës së Futbollit të Kosovës, futbollisti Arijanet Muric largohet nga kampi i ekipit kombëtar për arsye disiplinore”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com