Arrest shtëpiak për çiftin që refuzoi karantinën

Arrest shtëpiak për çiftin që refuzoi karantinën

Një çift nga Kentucky, Amerikë u vendosën në arrest shtëpiak pasi njëri prej tyre testoi pozitiv për COVID-19 dhe nuk pranoi të nënshkruante letra për vetë-karantinim.

Elizabeth Linscott i tha WAVE 3 se ajo u testua për virusin sepse ishte duke planifikuar të shkonte të vizitonte familjen e saj në Michigan.

Pasi testoi pozitivisht për coronavirus, Elizabeth tha se departamenti i shëndetësisë e kontaktoi atë dhe kërkoi që ajo të nënshkruante dokumentet, edhe pse nuk shfaqte ndonjë simptomë.

Elizabeth tha që ajo zgjodhi të mos firmoste dokumentet. Ajo kishte deklaruar se, nëse do ketë nevojë për të shkuar në urgjencë, do shkojë dhe s’do marrë aprovimin e askujt.

Autoritetet policore, pas kësaj, morën masa ekstreme dhe vendosën izolim të detyrueshëm ndaj tyre përmes masën “arrest shtëpie”. Elizabeth, në fakt, tregon se u trajtuan nga autoritetet sikur të ishin duke grabitur ndonjë bankë: “Në shtëpi erdhën 8 persona, policë e punonjës të shëndetësisë, të cilët u treguan shumë të rreptë me masat e vendosura”. /Insajderi.com

Burimi: ABC 6