Arrestohen 2 shqiptarë në Itali, pjesë e një grupi kriminal

Arrestohen 2 shqiptarë në Itali, pjesë e një grupi kriminal

Policia italiane ka arrestuar një grup trafikantësh të lëndëve narkotike, mes të cilëve edhe dy shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë se policia kishte nisur hetimet për grupin rreth tre muaj më parë, ndërsa gjatë arrestimit, të dy shqiptarëve dhe dy italianëve të arrestuar, u gjet 4 kilogramë kokainë e pastër si dhe disa mijëra euro.

Policët u shtirën si çiklistë për të mësuar se ku e fshihnin drogën trafikantët, e cila vinte nga Lombardia.

Të arrestuarit janë të moshës 30-35-vjeç, ndërsa vepronin në Massa Carrara.