Arrestohen 23 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë

Arrestohen 23 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë

Në Bregun Perëndimor janë arrestuar 23 palestinezë, në mesin e tyre ka gra dhe fëmijë që mbahen në qendra të paraburgimit njofton ushtria e Izraelit.

Palestinezët janë arrestuar me pretendimin se “janë përfshirë në veprat terroriste”, pa treguar saktë se për çfarë bëhet fjalë.

Forcat izraelitë kryejnë jo rrallë herë arrestime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Në burgjet e Izrealit ndodhën 5.500 palestinezë, ku 220 prej tyre janë fëmijë dhe 500 të mbajtur nën masën e ashtuquajtur “burgim administrative”.

Përmes “burgimit administrativ”, Izreali i burgosë fillimisht palestinezët për gjashtë muaj, por që ky dënim mund të zgjasë deri ne 5 vjet burgim pa ngritur aktakuzë, në rast se merret vendim që personi i burgosur “përbën kërcënim për sigurinë e Izraelit”.