
Policia e Bjellorusisë arrestoi 32 rusë në një sanatorium, që dyshohet të jetë anëtar i grupit mercenar Wagner.
Kanali shtetëror Belaruskaja Tele-Radio raportoi mbi arrestimet që ndodhën afër kryeqytetit Minsk, më 29 korrik, transmeton Insajderi.
Rusia mohon çdo lidhje me grupin dhe kërkon nga Bjellorusia që të shpjegojë veprimet e saj, në lidhje me këto arrestime.
Tensionet janë të larta ndërsa Bjellorusia është duke u bërë gati për një zgjedhje presidenciale, që mbahen me 9 gusht./Insajderi.com.