Arrestohen katër gazetarë amerikanë në Bahrejn

Arrestohen katër gazetarë amerikanë në Bahrejn

Katër gazetarë amerikan të cilët ishin duke mbuluar përvjetorin e kryengritjes së vitit 2011 në Bahrain janë arrestuar pas një mosmarrëveshjeje, raporton Fox News

Zyrtarët nga Bahrejni kanë refuzuar të komentojnë menjëherë pas arrestimeve. Ambasada amerikane në Manama përmes një njoftimi të hënën ka thënë se është e vetëdijshme për arrestimet e katër shtetasve të saj në Bahrejn

Nuk është bërë i ditur akoma identiteti i gazetarëve apo vendi i tyre i punës.

Të dielën policia kishte arrestuar një fotograf së bashku me grupin e tij, konfirmojnë dëshmitarët. Më pastaj, gjatë natës policia rrethoi zonën dhe arrestoi edhe tre persona të tjerë. Dëshmitarët folën për Associated Press dhe kërkuan që të mbesin anonim për shkak të frikës nga arresti.

Protestat e vitit 2011 në Bahrejn ishin nga protestat më të mëdha të Pranverës Arabe./Insajderi.com