
Policia greke sot herët në mëngjes ka filluar një aksion të madh policor në objekte nën rrethim në lagjen Eksarhia në Athinë, ndërsa deri në orën 9 sipas kohës lokale (8 sipas kohës së Evropës së Mesme” janë arrestuar mbi 90 persona, shkruan Alsat M, transmeton gazeta Koha.
Në objektet nën rrethim, jozyrtarisht ka pasur persona që kanë pasur lidhje me tregtinë me drogë.
Eksarhia, që ndodhet në rajonin më të gjerë të qendrës në Athinë, vlen si një vend ku grumbullohen anarkistë, por gjithashtu është edhe lagje në të cilën lëvizin tregtarët me drogë.
Javën e kaluar, në Eksarhia një grup i maskuar personash, me siguri anarkistë, i kanë sulmuar nëpunësit e shërbimit bregdetar greke dhe prokurorët gjatë hetimit për një rast me drogë.
Në aksionin e policisë, i cili është në vijim, merrnin pjesë policë të shërbimeve të ndryshme të policisë greke.