Autoritetet iraniane kanë arrestuar tre burra në përpjekje për të shitur foshnjat në internet, raportoi të enjten agjensia gjysmë zyrtare e lajmeve ISNA, shkruan CNN, raporton Insjaderi.
Një foshnjë 20-ditore dhe një fëmijë dy muajsh u shpëtuan nga rrjeti i shitjes së foshnjave në internet, tha agjensia e lajmeve.
Shefi i policisë në Teheran, Hossein Rahimi tha se një fëmijë i tretë është identifikuar, por nuk është gjetur ende, raportoi ISNA.
Foshnjat e shpëtuara ishin duke u reklamuar në platformën e mediave sociale Instagram, sipas uebfaqes gjysmë zyrtare KhabarOnline.
Njëra ishte duke u reklamuar për 400 milion Riyals iranianë (9,490 dollarë), dhe tjetra për 500 milion Riyals iranianë (11.800 dollarë), tha Rahimi, sipas KhabarOnline.
Ata u blenë nga “familje të varfra” – një për 50 milionë Riyals iranian (1,100 dollarë) dhe e dyta për 100 milionë Riyals iranian (2300 dollarë) – shtoi Rahimi, sipas ISNA. /Insajderi.com