fbpx

Arrestohet 71 vjeçari me 100 akuza për përdhunim të fëmijëve

Arrestohet 71 vjeçari me 100 akuza për përdhunim të fëmijëve

Harvey Joseph Fountain, u arrestua 9 prill dhe ngarkohet me 100 akuza për përdhunim.

Një 71 vjeçar nga Louisiana, është arrestuar në 100 akuza paraprake të përdhunimit të shkallës së parë. Ai akuzohet për sulme seksuale ndaj fëmijëve në dhe rreth vendlindjes së tij dekada më parë, thanë autoritetet, raporton “CNN”.

Harvey Joseph Fountain, u arrestua 9 prill, tetë ditë pasi një akuzues i rritur tani i tha autoriteteve se Fountain e përdhunoi atë kur akuzuesi ishte një fëmijë, tha Zyra e Sheriff Rapides Parish.

Hetuesit grumbulluan prova që mbështetin këtë pohim, së bashku me akuzat se Fountain i përdhunoi fëmijët e tjerë, tha zyra e Sherifit.

Përdhunimet thuhet se kanë ndodhur nga fillimi i viteve 1970 deri në fillim të viteve 1980, dhe në çdo rast, fëmija ishte nën 13 vjeç, tha shefi i Sherifit Stephen Phillips.