Gruaja me fytyrë ënjtur dhe të lënduar bërtiste: “Nuk mund të besoj se ma ke bërë këtë”.

Avokati i njohur Michael Avenatti i cili po e mbron porno aktoren Stormy Daniels në kontestin kundër Donald Trumpit, është arrestuar të mërkurën në Los Anxhelos për shkak të dhunës ndaj një gruaje.
“Detektivët e kanë arrestuar Michael Avenattin për shkak të dyshimit për dhunë në familje. Bëhet fjalë për hetimet të cilat janë në zhvillim dhe më shumë detaje do të paraqesim në kohën e duhur”, ka shkruar në Twitter policia e Los Anxhelosit (LAPD), duke konfirmuar informatën e portalit TMZ.
Sipas TMZ, avokati të martën mbrëma ishte i dhunshëm ndaj një gruaje, në një ndërtesë luksoze në Los Anxhelos.
Gruaja me fytyrë “të ënjtur dhe të rrahur” ka dalë të mërkurën para ndërtesës e përlotur dhe dikujt i bërtiste në telefon: “Nuk mund të besoj se ma ke bërë këtë”, duke kërcënuar me padi, sipas TMZ. Më pas ishte kthyer në ndërtesë.
Avokati kishte arritur pesë minuta më vonë dhe më vonë përsëriste duke bërtitur “më ka goditur e para”, duke tentuar të hyjë në ashensor para se shërbimi i sigurimit të ndërtesës e ka penguar.
Më pas kanë arritur policët dhe e kanë marrë avokatin pasi kanë biseduar shkurt me të.
Duke marrë pjesë shpesh në TV emisione prejse po e mbron Stormy Daniles, Michael Avenatti ka hyrë në luftë të hapur me Donald Trumpin dhe madje planifikonte të kandidohet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vitin 2020.
Stormy Daniels, emri i vërtetë e së cilës është Stephanie Clifford thotë se ka qenë në lidhje me Donald Trumpin në mes të viteve 2006 dhe 2007 dhe se Trump i ka dhënë para në mënyrë që ajo të heshtë para zgjedhjeve presidenciale./Insajderi.com.