Arrestohet Conor McGregor – Akuzohet për sulm seksual

Arrestohet Conor McGregor – Akuzohet për sulm seksual

Conor McGregor është marrë në paraburgim dhe në pyetje në Corsica të Shtunën, nën akuzën për përpjekje dhe sulm seksual, thanë zyrtarët francezë.

Superylli i UFC kishte lundruar rreth Mesdheut në jahtin e tij së fundmi me të fejuarën e tij, Dee Devlin

Një zyrtar gjykate në Corsica i dërgoi një deklaratë Agence France-Presse duke konfirmuar se policia kishte marrë Conor në paraburgim, transmeton Insajderi.

“Pas një ankese të depozituar në 10 shtator duke denoncuar akte që mund të përshkruhen si përpjekje për sulm seksual dhe ekspozitë seksuale, Z. Conor Anthony Mac Gregor ishin subjekt i një seance dëgjimore nga policia” thanë prokurorët.

Pas marrjës në pyetje, ish ylli i UFC, është liruar nga paraburgimi.

Një raport tjetër nga Franca thotë se incidenti i pretenduar ndodhi brenda në një lokal të asaj zone.

McGregor  gjatë muajit të kaluar i propozoi fejesë të dashurës Dee Devlin, së tij pas një lidhje të gjatë së bashku, madje ata kanë 2 fëmijë së bashku./Insajderi.com.