
Fatima Alas, 38 vjeç, një prostitutë nga Jordani, e cila ka shpërndarë virusin e HIV-it nëpër Serbi është arrestuar sot.
Policia serbe e akuzon atë për qëndrim ilegal në Serbi, duke e dënuar me një gjobë prej 20 mijë dinarësh dhe ndalin hyrjeje në Serbi për tri vite, raporton Kurir
“Bazuar në informacionet e fundit, shtetasja e Jordanisë është dënuar dhe me 20 ditë burg, dhe është dërguar në Pozharevac”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, raporton Periskopi.
Policia e ka gjetur Fatiman në një rrugë në Beograd, dhe është dërguar në paraburgim për arsye se kishte thënë që nuk kishte para ta paguante dënimin.
Fatima thuhet se kishte hyrë në Serbi në gusht të vitit të kaluar, dhe për më shumë se një muaj ajo kishte qëndruar në një kamp refugjates në Kikinda.
Ende nuk dihet se sa njerëz mund t’i ketë infektuar. Ajo ka qëndruar në një park në afërsi të Fakultetit Ekonomik që është në afërsi të stacionit të autobusëve, dhe thuhet se ka pasur rreth 5 klientë për ditë.
Policia serbe ka qenë në kërkim të saj që nga dita e djeshme, pasi ishin alarmuar se ajo po e shpërndante virusin e HIV-it me të madhe nëpër Serbi.