Një futbollist nga Premier League është arrestuar të premten pasi dyshohet se ka kryer vepra seksuale ndaj një fëmije, shkruan Insajderi.
Klubi i Everton ka njoftuar se ka suspenduar lojtarin deri në përfundimin e të gjitha investigimeve ndaj tij.
Emri i tij nuk është zbuluar, por supozohet se është 31-vjeçar dhe është startues i rregullt me kombëtaren.
Sidoqoftë, emri që po përmendet në rrjetin social “Twitter” është mesfushori i Everton, Gylfi Sigurdsson.
Sigurdsson është pjesë e skuadrës angleze që nga viti 2017 kur u transferua nga Swansea City.
Gjatë kësaj periudhe me klubin ai ka shënuar 25 gola në 136 ndeshje garuese për ta./Insajderi.com