Arrestohet mesfushori nga Premier League, dyshohet për vepra seksuale ndaj një fëmije

Arrestohet mesfushori nga Premier League, dyshohet për vepra seksuale ndaj një fëmije

Një futbollist nga Premier League është arrestuar të premten pasi dyshohet se ka kryer vepra seksuale ndaj një fëmije, shkruan Insajderi.

Klubi i Everton ka njoftuar se ka suspenduar lojtarin deri në përfundimin e të gjitha investigimeve ndaj tij.

Emri i tij nuk është zbuluar, por supozohet se është 31-vjeçar dhe është startues i rregullt me kombëtaren.

Sidoqoftë, emri që po përmendet në rrjetin social “Twitter” është mesfushori i Everton, Gylfi Sigurdsson.

Sigurdsson është pjesë e skuadrës angleze që nga viti 2017 kur u transferua nga Swansea City.

Gjatë kësaj periudhe me klubin ai ka shënuar 25 gola në 136 ndeshje garuese për ta./Insajderi.com